Google: Ja fjalët më të kërkuara të 2012-ës

Në raportin “Google Zeitgeist 2012” të publikuar nga “Google”, bëhet e ditur se në “Google” janë bërë më shumë kërkime rreth këngëtares së ndjerë Whitney Houston, e cila ndërroi jetë më 11 shkurt.
 
Në vendin e dytë radhitet kënga me titull “Gangnam Style” e këngëtarit koreanojugor, e cila është ndjekur në “YouTube” nga më shumë se 930 milion shikues.
 
Ndërsa vendin e tretë e zë uragani “Sandy”, i cili këtë vit shkaktoi dëme të mëdha në SHBA, Karaibe dhe Haiti.
 
Ndërkohë që vendin e katërt e ndajnë “Ipad 3”-shi dhe video-loja “Diablo”. Ndërkohë shtatzënia e dukeshës së Kembrixhit, Kate, radhitet në vendin e dhjetë.
 
Bëhet e ditur se në listë radhitet dhe parashutisti i njohur Australian, Feliy Baumgartner, që u hodh nga atmosfera në drejtim të Tokës nga 39 km lartësi.
 
“Google Zeitgeist 2012” është formuar nga të dhënat e marra nga 838 kategori dhe 55 shtete./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button