Fondi i Shëndetësisë në mënyrë të paarsyeshme ka paguar 24 milionë euro

Fondi për Sigurim Shëndetësor (FSSH) institucioneve shëndetësore nuk u ka paguar 7.9 milionë euro, ndonëse kanë kryer shërbime shëndetësore, ndërsa 68 të tjerave u ka paguar 24 milionë euro, më shumë sa kanë punuar, theksojnë revizionistët shtetërorë në raportin për punën e FSSH-së për vitin e kaluar.

“Gjendja e konstatuar i sjell në gjendje të pasigurtë institucionet shëndetësore publike që në shuma më të vogla i kanë paguar shërbimet e kryera shëndetësore, ndërsa është përkeqësuar edhe likuiditeti i tyre. Me revizionin është konstatuar trend i rritjes së numrit të institucioneve shëndetësore publike që kanë pasur realiziim më të vogël të faturuar, ndërsa kanë marrë më shumë para nga Fondi, thuhet në raportin e Entit shtetëror për revizion, bëri të ditur Dnevnik.

Revizioni konstaton se problemet thelbësore në shëndetësi edhe më tej mbesin sepse Fondi nuk dëshiron ta zgjidh fatin e institucioneve të paqëndrueshme shëndetësore ndërsa Ministria e Shëndetësisë nuk i ka paguar mjetet e planifikuar për shërbimet shëndetësore.

Për vitin e kaluar Ministria duhej t’u paguante institucioneve shëndetësore publike 9.1 milionë euro, por në fund të vitit të njëjtat kishin kërkesa të papaguara prej 16 milionë euro. Revizionistët konstatuan se përgjegjësia për punën e tillë është tek drejtoreshat Maja Parnaxhieva, Violeta Petrovska dhe drejtori Xhemail Mehazi. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button