26 kallëzime penale brenda tri ditëve për mosrespektimin e Protokollit nëpër kafene

Irina Sotirova-Buhova, drejtore e Inspektoratit shtetëror sanitar dhe shëndetësor së bashku me drejtorin e inspektoratit të punës, Alajdin Havziu dhe drejtorin e inspektoratit të tregut, Stojko Paunovski, sot raportuan për kryerjen e inspektimeve nëpër lokale e institucione të ndryshme, në lidhje me respektimin e masave qeveritare për parandalimin e virusit korona, transmeton Portalb.mk.

“Janë paraqitur 21 kallëzime penale, ndërsa 5 janë në procedurë, për mosrespektimin e Protokollit për hapjen dhe punën e kafeneve dhe objekteve hotelerie. Pra, gjatë kohës së fundjavës dhe dje janë sjellë 26 kallëzime penale”, deklaroi Paunovski.

Ministria e punëve të brendshme (MPB) raportoi se gjatë fundjavës dhe të hënën janë kryere kontrolle në bashkëpunim me Inspektoratin shtetëror të tregut.

“MPB-ja ka marrë masa për të kontrolluar zbatimin e vendimeve të Qeverisë. Në këtë drejtim, prej fillimit të punës së objekteve hotelerie e deri tani, MPB-ja në bashkëpunim me ISHT-në kanë kontrolluar gjithsej 2,184 objekte, duke konstatuar se 24 prej tyre nuk i respektojnë vendimet e Qeverisë”, raportojnë nga MPB-ja.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button