Visar Ganiu është infektuar me Covid – 19

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, ka rezultuar pozitiv në testimin për Covid – 19. Ganiu e ka konfirmuar këtë nëpërmjet postimi në Facebook, ku ka bërë thirrje për rekomandim të masave mbrojtëse dhe rekomandimeve, njofton Portalb.mk.

“Pas testimit të realizuar dje për mundësinë e infektimit me COVID-19, ju informoj se kam rezultuar POZITIV. Ndjej keqardhje për të gjithë ju/ata me të cilët kam pasur kontakt. Nga ky pozicion edhe njëherë JU APELOJ, JU LUS për kujdes, masa mbrojtëse dhe respektim të rekomandimeve”, ka shkruar Ganiu.

Ai dy ditë më parë, informoi se do t’i nënshtrohet vetëizolimit, pasi ka pasur kontakt me një person i cili ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Kujtojmë se, disa prej funksionarëve të LSDM-s, përfshirë edhe kryeministri teknik, Oliver Spasovski, po qëndrojnë në vetizolim pasi që kanë pasur kontakt me nënkryetarin dhe deputetin e LSDM-së, Muhamed Zekiri, i cili është pozitiv në KOVID-19, bashkë me bashkëshorten e tij dhe foshnjën 3-muajshe. Drejtoresha e DAP-it, Sanja Llukarevska, po ashtuështë infektuar me virusin korona. Pos tyre u vetëizolua edhe sekretari i përgjithshëm i VMRO – DPMNE-së, Igor Janushev, pasi kishte qenë në një emision debativ me Zekirin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button