Nesër fillon gjykimi i vizatuesve të hartës së Shqipërisë Etnike

Procesi gjyqësor ndaj anëtarëve të Shoqatës për mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombëtar shqiptar, ”Illyricum Libertas”, pritet të vazhdojë nesër, më 14 dhjetor në Tetovë.

Para Gjykatës themelore të Tetovës ata duhet të gjykohen për veprën penale të nxitjes së urrejtjes etnike, fetare, racore, përçarjes dhe mosdurimit në shoqëri.

Pas disa shtyerjeve të gjykimit nën ndikimin e faktorëve të ndryshëm si dhe të situatës politike në vend, gjykimi i cili pati filluar në shkurt të vitit 2012 do të vazhdon nesër për katër të akuzuarit, kryetarin e Shoqatës Valon Kurtishi dhe tre aktivistët, Tonus Papraniku, Petrit Ibrahimi dhe Rinor Sllova.

“Ne edhe më herët kemi hedhur poshtë të gjitha pikat e akuzës si të padrejta dhe të jo të bazuara në Ligjet pozitive të vendit. Ne mendojmë se, festimi i 28 nëntorit është bërë në pajtim me frymën e përgjithshme festuese që ka kjo ditë te komuniteti shqiptar. Vizatimi i grafitit nuk ka pasur qëllim për të fyer apo nënçmuar komunitet tjera në këtë vend. Në vetë muralin, nuk ka asnjë element që fyen, inkriminon, apo shpreh fjalor të urrejtjes ndaj kombeve e kulturave tjera” , tha kryetari i Shoqatës Valon Kurtishi.

Kjo shoqatë u bënë thirrje u bën thirrje organeve gjyqësore që në punën e tyre të nisen nga parimet e drejtësisë dhe mbrojtjes së Ligjit dhe jo nga interesa të politikës ditore, si dhe kërkojnë ndihmë nga i gjithë populli shqiptarë.

“Shoqata “ILLYRICUM LIBERTAS”, u bën thirrje organeve gjyqësore që në punën e tyre të nisen nga parimet e drejtësisë dhe mbrojtjes së Ligjit dhe jo nga interesa të politikës ditore. Gjithashtu u bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë, organizatave joqeveritare dhe tjerëve që të na mbështesin në këtë betejë të drejtë e të ndershme para Gjyqësorit të këtij vendit. Në murin përballë qëndron gjithashtu një hartë e stërmadhe e Maqedonisë etnike, ajo qëndron e pastër dhe e paprekur aty ku ka qenë. Për më tepër, harta etnike shqiptare dhe flamuri ynë në moralin tonë, është shkatërruar dhe mbi lyer me ngjyra tjera nga persona të paidentifikuar. Harta etnike historike, flamuri kombëtar dhe sloganet që nuk përmbajnë fjalë fyese nuk janë dhe nuk mund të jenë bazë për ngritjen e akuzës në formën që e ka përpiluar Gjykata themelore në Tetovë” u shpreh Kurtishi.

Sipas tyre paralelisht me grafitin qëndron një vizatim i cili me shkronja të mëdha qirilike paraqet emrin “Makedonija”. Kjo nuk është prekur dhe vazhdon të qëndrojë aty ku ka qenë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button