Kovid-19 në RMV, Një paciente ka ndërruar jetë, 76 raste të reja dhe 26 janë shëruar

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, informoi sot se në 24 orët e fundit janë regjistruar 76 raste të reja me Covid – 19, një pacient ka ndërruar jetë dhe 26 të tjerë janë shëruar, njofton Portalb.mk.

Ministri Filipçe njoftoi se rezultatet sot janë me vonesë për shkak të rezultateve të ardhura nga laboratorët privat.

Ministria e shëndetësisë raportoi se në 24 orët e fundit janë realizuar 885 testime, duke regjistruar 76 raste të reja: Shkup (52), Kumanovë (2), Shtip (1), Tetovë (14), Veles (2), Gostivar (2), Koçani (1), Probishtip (1) dhe Kratovë (1).

Ndërkohë, janë shëruar 26 pacientë: Shkup (12), Kumanovë (2), Tetovë (11) dhe Gostivar (1).

MSH-ja raportoi se në Spitalin “8 Shtatori” ka ndërruar jetë 56 vjeçarja e infektuar me virusin korona, e cila më 21 maj ishte pranuar në spital si e dyshuar me virusin korona.

“Në Shtip janë mbyllur 6 konfeksionet, janë dhënë 55 vendime për vetizolim, gjatë ditëve të ardhshme do të testohen kryesisht 600 punëtorë. Në Tetovë janë dhënë 54 vendime të personave që kanë pasur kontakt me 8 të diagnostifikuar dhe kemi informata për një klasterë të ri me një rast pozitiv dhe vendim për vetizolim, në një person juridik dhe po bëhen anketa me të punësuarit e tjerë. Ekipi i Inistitutit të Shëndetit Publik po punon intensivisht në Likovë, ku dje u regjistruan 11 raste të reja. Po ashtu, po punohet edhe në Shkup, në Çair dhe Studeniçan. Një numër i madh i kontakteve me të diagnostifikuarve janë në kuadër të 10 familjeve, këtu po bëhen anketa, jepen vendim për vetizolim dhe bëhen testime në bazë të vlerësimeve të epidemiologëve”, deklaroi Filipçe.

Ai ka porositur qytetarët se, injorimi i virusit nuk do të ndihmoj në tejkalimin e situatës, të gjithë në botë ndërmarrin masat e njejta për eliminin e rrezikut, maskën, distancën dhe laraja e duarve. Qytetarët që janë të përgjegjshëm, ka theksuar ai, duhet të jenë shembull për shkak se masat restriktive janë të padëshirueshme. Ai informoi se Komisioni për Sëmundje Infektive, tha se deri të enjten do të sillet vendim nëse do të rikthehen masat restriktive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button