Përdorimi i kanabisit për rekreacion, mund të shkaktojë halucinacione dhe ndjenja të paranojave

Çdo vit sekuestrohet një sasi e madhe e kanabisit në RMV. Përkundër tentativave për legalizim të këtij të fundit për përdorime rekreative, psikologu dhe eksperti mbi varësinë ndaj drogës Darko Kostovski thotë se kjo e fundit është substancë psikoaktive, e cila ndikon te funksionet psikike të rinjtë, veçanërisht tek ata që kanë predispozicion gjenetik për çrregullime psikike, shkruan Portalb.mk.

Marihuana (ose kanabis) i referohet disa përgatitjeve të bimës Konop (Kanabis) të cilat bëhen për t’u përdorur si droga psikoaktive dhe për arsye mjekësore.

Darko Kostovski

Për atë se si përdorimi rekreativ e kësaj të fundit ndikon në shëndetin mental dhe fizik të njerëzve, folëm me mjekun Darko Kostovski, i cili tha se mund të ketë pasoja serioze, sidomos te ata të rinj të cilët kanë predispozicion gjenetik për çrregullime psikike.

“Kanabisi është substancë psikoaktive e cila ndikon në funksionet psikike, sidomos te të rinjtë të cilët kanë predispozicion gjenetik për çrregullime psikike. Tretrahidokanbinoli 9, si një prej përbërësve në disa kanabise mund të rezultojë me simptome psikike si halucinacione dhe ndjenja të paranojave” tha psikologu dhe eksperti mbi varësinë ndaj drogës Darko Kostovski.

Megjithatë, ai shtoi se vaji i kanabisit është shumë i shëndetshëm dhe se i njëjti në mënyrë të padrejtë është stigmatizuar, për shkak të përdorimit rekreativ të tij.

“Nga ana tjetër, bima është e rëndësishme në mjekësi edhe pse në mënyrë të padrejtë është stigmatizuar për shkak të përdorimit rekreativ të saj. Hipokrizia e njerëzve dhe shpesh edhe komunitetit shkencor ka marrë shumë dekada kërkime për të vërtetuar efektet shëruese të preparateve të kanabisit te problemet neurologjike, degjeneruese dhe gjithsesi çrregullimeve psikike” shtoi psikologu dhe eksperti mbi varësinë ndaj drogës Darko Kostovski.

Sa drogë u kap në 4 vitet e kaluara?

Në infografikun e përgatitur nga Portalb.mk, mund të shihni se si në katër vitet e fundit është rritur sasia e drogës, respektivisht kanabisi dhe llojeve tjera, të cilat janë kapur nga institucionet e Maqedonisë së Veriut.

Përveç kësaj, në korrik të vitit të kaluar, Ministria për Punë të Brendshme në RMV zhvilloi aksionin anti-drogë, ku u kap një sasi e madhe e drogës dhe u dënuan një numër i madh i kryesve të këtyre veprave penale që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me drogën.

Më të goditur nga ky operacion, ishin përdoruesit e kanabisit si dhe shpërndarësit e kësaj të fundit, këtë më së miri e dëshmojnë numrat, edhe atë nga data 01.06.2017 deri më 27.06.2018 janë kapur 855 kilogram marihuanë.

Ndryshe, përdorimi i kësaj bime, varësisht prej politikave shtetërore, kryesisht është i ndaluar për qëllime rekreative, por ka edhe shtete të cilat e lejojnë, por me kushte të veçanta.

Në Maqedoninë e Veriut, përdorimi i kanabisit për qëllime rekreative është vepër penale që dënohet me burg, ndërkaq lejohet për ato mjekësore. Disa aktivistë në vend, vazhdimisht kanë ndërmarrë iniciativa që i njëjti të lejohet edhe për përdorim rekreativ. Arsyetimet e tyre janë se sipas ligjeve aktuale në vend, marihuana barazohet me drogat e rënda sintetike, siç janë kokaina apo heroina.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button