Osmani: Vetëdija personale është masa dhe mbrojtja më e madhe

Koordinatori kryesor i shtabeve të krizës së komunave dhe zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, duke folur sot rreth situatës së Covid – 19 të ditëve të fundit, tha për ulje të përhapjes së Kovid – 19,  do të bëhet mobilizimi i shtabeve lokale të krizës për komunikim të drejtpërdrejtë dhe bindjen e tyre që t’i respektojnë masat për mbrojtje nga Kovid-19, në vend të masave restriktive kolektive, transmeton Portalb.mk.

“Për këtë jemi këtu që të jepen porositë personale – askush nuk do të kontrollojë sjelljen e njerëzve përveç nëse secili prej nesh bëhet polic për vete, mjek për vete dhe familjen e tij, ndërsa masat mbrojtëse janë të lehta, nuk ka masa më të lehta se mbajtja e maskës dhe pastrimi i duarve. Ky është shpëtim për të gjitha masat tjera restriktive, qoftë ajo orë policore ose karantinë ose masa të tjera më të rënda. Liderët lokalë edhe po të fillojnë të flasin me njerëzit për rrezikun nga virusi, t’i hedhin poshtë teoritë konspirative për mosekzistim të virusit  dhe të punojnë me njerëzit që të durojnë edhe pak”, tha Osmani.

Osmani, sot gjatë një vizite në Komunën e Tearcës, tha se autoritetet lokale janë ato të cilat tani do të kenë rëndësi dhe rol më të madh dhe sipas tij, shtabet lokale do t’i përkujtojnë njerëzit që të mos grumbullohen në shtëpi dhe vetë të kontribuojnë për uljen e përhapjes së infeksionit.

Maqedonia ditëve të fundit po shënon rritje të numrit të rasteve të reja me korona virus. Në raportin e djeshëm të Ministrisë së Shëndetësisë,  u raportuan 89 raste të reja, që është numri më i madh nga 12 prilli, kur ishin shënuar, 68 raste. Vendi dje ka raportuar edhe 7 viktima që është numri më i madh i viktimave të regjistruara në 24 orë, që nga fillimi i epidemisë.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në RMV ka arritur në 2.315, të shëruarve 1.569, të vdekurve 140, ndërkaq momentalisht kemi 606 raste aktive.

Ndërkohë, disa prej funksionarëve të LSDM-s, përfshirë edhe kryeministri teknik, Oliver Spasovski, po qëndrojnë në vetizolim pasi që kanë pasur kontakt me nënkryetarin dhe deputetin e LSDM-së, Muhamed Zekiri, i cili është pozitiv në KOVID-19, bashkë me bashkëshorten e tij dhe foshnjën 3-muajshe. Drejtoresha e DAP-it, Sanja Llukarevska, po ashtuështë infektuar me virusin korona. Pos tyre u vetëizolua edhe kryetari i Çairit, Visar Ganiu,

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button