Kinë, Wuhan testoi pothuajse 10 milionë qytetarë për 10 ditë

Pothuajse 10 milionë banorë të qytetit Wuhan në Kinën qendrore u testuan për koronavirus gjatë 10 ditëve, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Wuhan ka testuar 9.89 milionë persona gjatë fushatës së tij 10 ditore të provës nukleike në të gjithë qytetin ndërsa janë zbuluar 300 bartës asimptomatikë dhe asnjë rast i konfirmuar”, tha një zyrtar i komunës, sipas të përditshmes “Global Times”.

COVID-19 u shfaq për herë të parë në Wuhan, kryeqyteti i provincës Hubei, dhjetorin e kaluar. Mbi 11 milionë banorë jetojnë në qytet, i njohur për industrinë e tij të teknologjisë së lartë.

Testimi masiv filloi pasi një grup prej gjashtë rastesh të reja u raportua më 9 maj.

“Wuhan shpenzoi afër 900 milionë juan (126.58 milionë dollarë) në fushatën e tij të testimit nukleik në mbarë qytetin ndërsa shpenzimet do të merren nga qeveria në Wuhan”, tha Hu Yabo, nënkryetari ekzekutiv i Wuhanit.

Që nga fillimi i shpërthimit, Wuhan raportoi mbi 50 mijë raste me virusin vdekjeprurës.

Kina ka raportuar 83.022 raste me COVID-19 dhe 4.634 vdekje, shumica e të cilave janë regjistruar në provincën Hubei.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë konfirmoi të martën 5 raste të reja, të gjitha të importuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button