Si të përmirësohet kujdesi për personat me HIV

Debat publik në temën “Si të arrihet kujdesi dhe trajtimi më i mirë për personat që jetojnë me HIV në Republikën e Maqedonisë?, në organizim të komisioneve për shëndetësi dhe për mundësi të barabarta të grave dhe burrave, do të mbahet në Shkup.

Në debatin e sotëm do të hapen çështje të hapura për HIV-in në Maqedoni, kujdesit cilësor, mbështetje dhe trajtim të personave me HIV, terapi për HIV përmes mekanizmave të Programeve për mbrojtjen e popullatës nga HIV dhe SIDA dhe qasja deri te terapia antiretrovirusale.

Debati organizohet në bashkëpunim me Asociacionin për edukim shëndetësor dhe hulumtim H.E.R.A grupit punues të personave që jetojnë me HIV – “Bashkë më të fuqishëm” dhe Institutit demokratik nacional. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button