Varhejli për zgjedhjet në RMV: Të ketë kohë të mjaftueshme për fushatë

Eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se do të kontaktojë me autoritetet e Maqedonisë së Veriut për garanci që të ketë kohë të mjaftueshme për fushatë zgjedhore dhe se zgjedhjet do të jenë korrekte, njofton Portalb.mk.

“E pas paralajmërimin e Qeverisë se ka për qëllim që të mbajë zgjedhje në fillim të korrikut, duhet t’i shoh detajet. Mund të them se zgjedhjet duhet të jenë korrekte dhe të lira dhe të ketë kohë të jaftueshme për fushatë, të ketë mundësi për partitë që të bëjnë fushatë. Duhet të shohim edhe se si mund të zbatohen sipas rregullave-kovid. Do ta hap këtë çështje me autoritetet e Maqedonisë së Veriut, pasi që është shumë e rëndësishme që të sigurohen zgjedhje të cilat do të jenë tërësisht korrekte”, tha Varhejli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button