Trajtimi i fëmijëve me pengesa në të folur, nuk duhet të ndërpritet në kohën e pandemisë

Zhvillimi i të folurit të gjuhës amë për fëmijët me probleme oratorike nuk duhet të ngecë as në kushtet kur direktivat janë penguar, në kohë pandemi. Ata kanë nevojë për trajtime specifike. Kanë nevojë për rregullim specifik të artikulimit, në të cilin fëmija shqipton keq fjalët ose nuk është në gjendje të artikulojë tingujt e caktuar, të cilët duhet të ishin prezent në moshën e tij. Sipas organizatave që merren me trajtimin e këtyre fëmijëve, çrregullimi i gjuhës ose të frazave, kërkon vëmendje të madhe nga nga ana e prindërve, e cila duhet të trajtohet me logopedë, defektologë etj, shkruan Portalb.mk.

Por, në kohën kur u ndërpre trajtimi dhe mësimi drejtpërdrejtë i gjuhës amë, nga Shoqata  “Interakcija plus” (ndërveprimi-plus) mësimi zhvillohet në distancë, por nuk e ka efektin e duhur.

Ana Petreska
Ana Petreska

“Kontakti i drejtpërdrejtë me ta ka rezultat, tani edukimi i të folurit, përmes logopedeve në shoqatën tonë vazhdon përmes komunikimit online, ku prindërit dhe fëmijët marrin udhëzime se çfarë të bëjnë dhe të mësojnë në shtëpi. Për këtë qëllim, materialet edukative u janë përgatitur dhe u janë dërguar fëmijëve. Këto aktivitete ishin pjesë e projektit “Workshop Creative Home”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese Feniks nga Shkupi, tha për Portalb, Ana Petreska, nga Shoqata  “Interakcija plus”,  Shkup.

Ushtrimet e edukimit të të folurit të gjuhës dhe terapia e të folurit, trajtime speciale të arsimit në këtë shoqatë vazhdojnë nga 18 maj me çka trajtimet rrjedhin pa ndonjë vështirësi në kryerjen e mësimeve.

“Në kulmin e pandemisë në fushën e logopedisë, ekzistonte frika se si do të funksiononte rehabilitimi i të folurit dhe i gjuhës tek fëmijët, kur nuk mund të bëhej drejtpërdrejt, por komunikimi në internet, me literaturë  të rekomanduar nga terapisti i të folurit, është vazhduar hap pas hapi. Një nxitje drejt të folurit të duhur të destinuar për fëmijët nga dy deri në pesë vjeç, që është në gjuhën shqipe dhe maqedonase, ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në të folurin dhe edukimin gjuhësor të fëmijëve edhe në shtëpi”, tha Petreska.

Prindi është ai cili fillimisht i vëren ndryshimet tek fëmija i tij në krahasim me bashkëmoshatarët e tij. Ajo shton se ndonjëherë zhvillimi i vonshëm është tepër i dukshëm, por ndonjëherë është e nevojshme që të bëhet një vëzhgim më i detajuar.

“Këshillat për prindërit nga ana ime do të ishin që të folurit të gjuhës duhet të monitorohet nga afër nga periudha më e hershme e zhvillimit, gjithçka që do të vërehet si devijim në periudhën e të folurit të gjuhës duhet të ndiqet dhe të detektohet në kohë, në mënyrë që të mund intervenojmë në kohë për t’i ndihmuar fëmijët të kapërcejnë vështirësitë e tyre në të shqiptuarit dhe të folurit e gjuhës. Me këtë rast, unë do të doja të ftoja prindërit që të jenë pjesë e aksionit tonë të madh që fillon nga 1 qershori. Dhe do të zgjasë deri më 1 korrik 2020, dhe secili fëmijë do të marrë një leksion falas për trajtimin e të folurit pastër dhe mirë nga ekipi i Shoqatës sonë”, tha Petreska.

Prindi i cili ka vërejtur pengesa në të folur te fëmija, ka ngritur shqetësim.

“Kam një djalë 2 vjeç e 1 muaj, pothuajse nuk flet. Dëgjon pasi reagon ndaj zhurmave të muzikës. Është shumë i dhenë pas TV-së dhe nuk përqendrohet në atë çfarë i flasim ne. Kupton kur unë i them, ‘eja te mami apo a do qumësht, ujë dhe vjen pas meje’. Po ashtu ma sjell shishen që unë t’ia mbush. Jetojmë së bashku unë, ai dhe babai i tij dhe nuk ka kontakt me fëmijët e tjerë, e ndoshta kjo ka ndikuar edhe në josocializimin e tij”, thotë një prind.

Shoqata “Interakcija plus”, por edhe shoqatat e tjera në vend, kanë hapur derën për çdo shqetësim që kanë prindërit te fëmijët e tyre, me qëllim që të trajtohen në kohë, për t’i penguar pasojat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button