Pazarxhinjtë e Bit Pazarit dalin në protesta

Pazarxhinjtë e Bita Pazarit kanë njoftuar se gjatë ditës së sotme do të zhvillojnë një protest, pasi deri më tani nuk janë plotësuar tre kushtet kryesore të cilat i kishin kërkuar deri më tani. Protesta do të zhvillohet në mbikalimin në Bit Pazar.

 Ankesat e qytetarëve janë mosrespektimi i afateve nga komuna e Çairit që të ndërtohet një treg i mbuluar, vazhdimi i mëtutjeshëm i punës i pazarxhinjve si dhe marrëdhënia e rregulluar me “Skopski Pazar”. 

Për këtë hap kanë vendosur për shkak të mosdëgjimit nga ana e kompetentëve dhe injorimin total të problemeve të tyre.

“Në pazarxhinjtë e Bit Pazarit meqë nuk kishim mundësi t’i zgjidhim problemet rrjedhëse me punën tonë, jemi të detyruar të protestojmë me bllokimin e mbikalimit të Bit Pazarit. Bllokimi do të zgjasë deri dy orë, prej ora 11 deri në ora 13”, thuhet në kumtesën e tyre. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button