SHBA, vazhdojnë protestat për George Floyd

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) shënuan ditën e shtatë të protestave për vdekjen e George Floyd, teksa disa pjesë të vendit regjistruan demonstrata paqësore dhe përleshje të ashpra midis policisë dhe demonstruesve, raporton Anadolu Agency (AA).

Në kryeqytetin amerikan, Parku Lafayette u bë skena e një tubimi për të protestuar për vdekjen e Floyd dhe dhunën e policisë, gjatë së cilës protestuesit brohorisnin ” Black Lives Matter “(Jeta e Njerëzve me Ngjyrë ka Rëndësi) “S’ka drejtësi, S’ka paqe” dhe “Nuk mund të marr frymë”.

Tensionet u përshkallëzuan kur policia e mbështetur nga Garda Kombëtare përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit përpara një brifingu nga presidenti Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Protestat u zhvilluan në të gjithë vendin, nga Seattle, Washingtoni e deri në shtetin e New York-ut.

Ora policore është shtrirë në qytetet e mëdha duke përfshirë Minneapolis, New York City dhe kryeqytetin amerikan, Washington DC.

Në fjalën e tij në Shtëpinë e Bardhë, Trump kërcënoi të vendosë ushtrinë në rrugë, përveç nëse guvernatorët e shtetit ndalojnë protestat e dhunshme.

Trump tha se ai u rekomandon guvernatorëve të vendosin Gardën Kombëtare në numër të mjaftueshëm për të “dominuar në rrugë”.

Protestat u përhapën në SHBA pasi një video doli virale në mediat sociale duke treguar Floyd, 46 vjeçar, një njeri me ngjyrë, duke qëndruar i shtrirë për tokë me gjurin në qafën e tij të vendosur nga polici i bardhë Derek Chauvin, teksa u arrestua në Minneapolis, Minesota, më 25 maj.

Chauvin shtypi me gjunjë në qafën e tij për gati nëntë minuta.

Pas pak, Floyd dukej se humbi vetëdijen, por Chauvin mbajti pozitën e tij ndaj viktimës. Ai vdiq menjëherë pasi u dërgua në një spital.

Fjalët e tij të fundit ishin “Nuk mund të marr frymë”, i cili u bë slogani i protestave mbarëkombëtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button