fbpx

U shënuan raste të reja me COVID-19 në Kinë dhe Korenë e Jugut

Gjatë 24 orëve të fundit në Kinë janë shënuar 5 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) ndërsa 38 raste në Korenë e Jugut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Rastet në Kinë janë me burim nga jashtë vendit, ndërsa nuk janë regjistruar vdekje nga virusi.

Në Kinë ku ka filluar mësimi në disa shkolla i cili ishte ndërprerë për shkak të COVID-19 dhe ku ekonomia është rikthyer sërish në masë të madhe si më parë, ende vazhdon trajtimi i 73 personave në spital.

Deri më tani në Kinë janë regjistruar 83.022 raste dhe 4.634 vdekje nga COVID-19.

– Në Korenë e Jugut arrin në 11.541 numri i rasteve

Sipas Qendrave për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve të Koresë së Jugut, në vend janë shënuar 38 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, 37 prej të cilave janë regjistruar në kryeqytetin Seul.

Pas rritjes së rasteve të COVID-19 në Korenë e Jugut, zyrtarët i kanë bërë thirrje popullatës që të zbatojnë distancimin social.

Një pjesë e madhe e rasteve të vërejtura ditët e fundit në vend, janë nga biznese si ‘call center‘ dhe depo të një kompanie të tregtisë online të emëruar “Coupang”.

Zyrtarët kanë tërhequr vëmendjen se nuk janë marrë masa të mjaftueshme në këto vende pune dhe se nuk është ndjekur rregulli i distancimit social.

Të paktën 20 prej rasteve të shënuara ditëve të fundit kanë lidhje me personat që kanë frekuentuar kishat në afërsi të Seulit.

Autoritetet në qytetin Incheon ndaluan mbledhjen në rreth 4.200 kisha dhe vende fetare. Ndërsa autoritetet në qytetin Gyeonggi fqinj me Seulin, nëpërmjet një vendimi të publikuar njoftuan mbylljen e depove, shtëpive për ceremonitë mortore dhe sallave të dasmave.

Ministri i Shëndetësisë, Park Neunghoo kërkoi nga besimtarët që frekuentojnë kishat, punonjësit e shëndetësisë dhe personeli i spitaleve që të distancohen nga tubimet e panevojshme.

Ai u bëri thirrje zyrtarëve të shkollave që të kryejnë kontrolle të dyfishta për masat. Nesër në Korenë e Jugut pritet të rikthehen në shkolla rreth 1.8 milionë nxënës.

Deri më tani në Korenë e Jugut janë regjistruar 11.541 raste ndërsa janë shënuar 272 vdekje për shkak të COVID-19.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close