Epidemiologët e Shtipit filluan me testimin e punëtorëve nga pesë konfeksionet

Filloi testimi masiv i punëtorëve të tekstilit në pesë konfeksionet, të cilat prej sot duhet të jenë të mbyllura. Drejtoresha e Shëndetit Publik – Shtip, Maria Dimitrova tha se sot do të merren rreth 200 strisho.

“Në ndihmë sot na arritën edhe dy laborantë nga Qendra e Shëndetit Publik – Koçan. Vlerësojmë se sa i përket kuadrit jemi të ekipuar dhe me këtë ndihmë do ta realizojmë testimin e punëtorëve të tekstilit”, tha Dimitrova, transmeton MIA.

Në terren janë dy ekipe, të cilat i marrin strishot nga shtëpitë e personave të cilët janë të përfshirë në testimin masiv dhe një ekip punon në punkt, i cili merr strisho me udhëzim të mjekëve amë. Epidemiologët e Shtipit testimin masiv të rreth 500 punëtorëve në këto konfeksione do ta përfundojnë deri më 6 qershor.

Shtipi është ndër qytetet që ka regjistruar më shumë raste të reja me korona virus ditëve të fundit. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, dje deklaroi se, bëhet fjalë për punëtor të disa konfeksioneve të tekstilit, të cilët kanë udhëtuar me transport të njëjtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button