Zaharieva: Retorika antibullgare në Maqedoninë e Veriut është për shkak të zgjedhjeve

Retorika antibullgare në Maqedoninë e Veriut është për shkak të zgjedhjeve të ardhshme dhe qëndrimeve nacionaliste të disa politikanëve, vlerëson shefja e Diplomacisë së Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva.

“Një pjesë e shkakut për retorikën antibullgare në Maqedoni është qasja nacionaliste, e cila është për shkak të zgjedhjeve të ardhshme në vend. Por, kur synoni të jeni pjesë e familjes evropiane, asnjërit politikan nuk duhet t’i vijë në mend që të flasë në mënyrë të tillë, veçanërisht për vendin fqinj mik”, deklaroi Zaharieva për BNT, transmeton MIA.

Thotë se retorika e tillë në Maqedoni shoqërohet edhe me shumë lajme të rreme për Bullgarinë dhe qëndrimet bullgare. Vlerëson se hap më i madh prapa në marrëdhëniet bilaterale është ndërprerja e punës së Komisionit të Përbashkët për Çështje Historike dhe Arsimore.

“Ndërprerja e punës së komisionit të përbashkët me Maqedoninë – ishte me kërkesë të tyre për shkak të zgjedhjeve të ardhshme. Por, nuk e pranoj argumentin se puna e komisionit duhet të ndërpritet para zgjedhjeve, sepse është i përbërë nga historianë, e jo nga politikanë dhe askush nuk i jep instruksione politike”, tha Zaharieva.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button