Barca fiton, Messi sërish shënon (Video)

Lionel Messi ka shënuar edhe dy gola në sfidën e 1/8-ës së finales të Kupës së Mbretit ndaj Cordobas, që pos ndihmoi skuadrën e tij Barcelonën ta fitonte takimin, ai e ngriti në 88 numrin e golave të shënuar në vitin 2012.

Lionel Messi dhe ekipi katalanas ishte i pakapshëm në këtë takim, me ekipin vendas që tentoi të bënte më të mirën, por nuk ia arriti në asnjë mënyrë.

Pas një asistimi të David Villas, Lionel Messi më së miri u gjend në zonë për të shënuar për 1-0 dhe epërsinë e Barcelonës brenda 11 minutave lojë.

Në pjesën e dytë u inkuadrua Alexis Sanchez, i cili po ashtu e ndihmoi argjentinasin që të shënonte golin e dytë në këtë takim dhe të dytin për Barcelonën, që doli të ishte i fitores.

Lionel Messi ka realizuar 88 gola në vitin 2012 dhe po e bën gjithnjë e më shumë rekordin e tij të pathyeshëm, teksa Barcelona për t’u kualifikuar tutje e pret në ndeshjen kthyese Cordoban në Camp Nou. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button