fbpx

“Respekto masat, mos u anko pastaj për karantinën” (VIDEO)

Ekipi “Çe Team TV” përkrahur nga portali informativ Portalb.mk, e ka realizuar videon e radhës duke përçuar mesazh te qytetarët që t’i respektojnë masat, në vend që të ankohen për masat restriktive të cilat autoritetet i vendosin për të parandalimin shpërndarjen më të madhe të virusi korona.

 

Pas një ulje enorme të rasteve me virusin korona në mbarë Maqedoninë e Veriut, javën e fundit është rritur numri i të infektuarve dhe personave që kanë humbur jetën në mënyrë dramatike. Vetëm në 3 ditët e kaluara, në RMV janë regjistruar mbi 200 raste të reja me KOVID-19, ndërkaq 13 të tjerë kanë vdekur. Numrat shqetësues kanë bërë që Shkupi dhe Tetova të vendosen në shkallën e katërt të transmetimit të virusit që nënkupton se në këto dy qytete ka “përhapje të transmetimit në komunitet”, ndërkaq Shtipi në “fazën e tretë” që nënkupton “transmetim të lokalizuar”. Përpos këtyre tre qyteteve, i tërë shteti është në “fazën e dytë” që në terminologjinë e Institutit të Shëndetit Publik nënkupton që ka “raste sporadike”.

Disa pjesë të Shkupit dhe Tetova janë dy qytetet për të cilat, ministri Venko Filipçe ka paralajmëruar karantimin të mundshëm për shkak të mosrespektimit të masave për mbrojtje nga KOVID-19. Vatrat e virusit momentalisht janë komunat e Shkupit, Çair, Butel, Gazi Babë, Aerodrom, Studeniçan dhe Saraj dhe Komuna e Tetovës dhe Shtipit. Komisioni gjatë kësaj jave duhet të marrë vendim dhe të njëjtin të ia propozojë Qeverisë për miratim. Ministri, madje dhe kryeministri Oliver Spasovski ka paralajmëruar disa herë se është e mundshme të kthehet ora policore nëse vazhdohet me trendin e rritjes së numrit të të infektuarve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button