fbpx

Trump e angazhoi ushtrinë që t’i dëbojë protestuesit para Shtëpisë së Bardhë

Presidenti amerikan Donald Trump mbrëmë e angazhoi ushtrinë dhe Gardën Kombëtare që t’i dëbojë protestuesit rreth Shtëpisë së Bardhë, ndërsa pastaj u shëtit në parkun afër kishës në së afërme që të fotografohet me Bibël.

“Unë jam president i rendit dhe ligjit, dhe aleat i të gjitha protestave të qeta, deklaroi Trumpi dhe porositi se nëse shtetet federale dhe qytetet nuk janë të afta që ta qetësojnë situatën në vendet e tyre, ai mund ta urdhërojë ushtrinë dhe Gardën Kombëtare që ta bëjnë këtë, transmeton MIA.

“Ata shpejtë do ta zgjidhin situatën në vendin e tyre, deklaroi ai duke shtuar se ka mobilizuar ‘mijëra të armatosur rëndë’ ushtarë që të pengohen protestat. Edhe një herë theksoi se vendi është “sulmuar nga terroristë të Antifës”. Paraprakisht tha se guvernatorët duhet të “dominojnë” ndaj protestuesve.

Menjëherë pastaj parku Lafajet në afërsi të Shtëpisë së Bardhë ishte pastruar tërësisht. Mbrëmjet paraprake aty protestonin mijëra persona kundër vrasjes së afroamerikanit Xhorxh Fllojd të hënën në Mineapolis nga ana e nëpunësve të policisë gjatë arrestimit, skenë e dhimbshme e kapur me kamerat e kaluesve.

Në SHBA asnjëherë deri më tani, përveç në kohën e Luftës Qytetare në shekullin 19, armata nuk ishte angazhuar kundër qytetarëve amerikanë.

Autoritetet në Uashington mbrëmë për herë të parë pas vitit 1942 vendosën orën policore, e cila zgjati prej orës 19 deri herët në mëngjes dhe do të ketë edhe këtë mbrëmje.

Për shkak të trazirave, djegies së objekteve dhe automobilave, shkatërrimit të bizneseve private dhe grabitjeve, orë policore ishin vendosur në edhe dhjetëra qytetet në SHBA, më të mëdhatë janë në Los Anxhelos, Atlanta dhe Nju-Jork, me fillim në orën 23 deri në orët e mëngjesit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button