Rasti “Zhvatja”, mbrojtja e Janevës: Dëshmitë e prezantuara nuk e dëshmojnë veprën e lëndës

Në Gjykatën Penale në Shkup po mbahet seanca e rastit “Zhvatja”, në të cilën ish prokurorja speciale, tani e akuzuar në këtë rast dhe avokatët e saj të mbrojtjes kanë fjalët përfundimtare, pas çka do të hapet rruga për seancë për të shpallur aktgjykimin, transmeton Portalb.mk.

Avokati i Janevës, avokati Delo Kadiev, i filloi fjalët përfundimtare me citat të dëshmitarit të dëmtuar Orce Kamçev i cili kishte thënë “lënda Perandoria është lëndë e trilluar që unë të zhvatesha”.

“Në mënyrë analoge me këtë nuk mund të mos pyesim se a ka  mundësi për situatë të kundërt. Rasti ‘Reket’ të jetë trilluar për mbylljen e rastit ‘Perandoria’. A është sulmi mbrojtja më e mirë në secilën procedurë penale”, pyeti Kadiev.

Kadiev, tha se mbrojtjen e bazojnë në disa shtylla edhe atë: paligjshmëria e provave, gjegjësisht se gjykata nuk mund të shfaqë qëndrim në bazë të provave të gjetura në mënyrë të paligjshme të cilat jashtëligjshëm i kishte bërë Jordan Kamçev, veprimit të jashtëligjshëm të PP-së, gjegjësisht se prokuroria nuk ka ofruar qasje në të gjitha dëshmitë, ndikim ndaj Gjykatës nga ana e PP-së, gjegjësisht me ndryshim të fajlleve me dëshmitë e dhëna në gjykatë si “dhënia e parave”, “mos fol me avokatë”, “bisedë me dëshmitarë” me çka kanë ndikuar dhe ka pasur gjendje faktike të provave, gjegjësisht se dëshmitë e prezantuara dhe dëshmitarët e marrë në pyetje nuk e dëshmojnë veprën në këtë rast, ndërsa PP nuk i thirri disa dëshmitarë okularë si Goran Nikolloski dhe të sigurojë dëshmi kyçe si çantën e Ana Kamçevës që grumbulloi 350 mijë euro dhe prova, transmeton MIA.

Nga provat e prezantuara materiale dhe nga masat e posaçme hetuese, tha Kadiev, asgjë nuk u vërtetua sa i përket aktakuzës së Katica Janevës.

Paraprakisht, në seancën e djeshme për rastin “Reket”, fjalën përmbyllëse e pati edhe i akuzuari i parë Bojan Jovanovski – Boki 13, i cili tha se akuza bazohet vetëm në deklaratën e Jordan Kamçevit. Sipas Jovanovskit, Kamçevi mund t’i ketë dhënë një milion euro, edhe ndoshta më shumë, por jo atij. Ai mohon akuzat dhe pretendon se akuzat kundër tij janë të motivuara politikisht, njofton MIA.

Gjykimi për rastin “Reket” filloi në nëntor të vitit të kaluar. Në seancën e parë, i akuzuari i dytë, Zoran Milevski – Kiçeec ka pranuar fajin dhe është dënuar me tre vite burg.

Në rastin “Reket,  përpos të dënuarit me tre vite burg, biznesmenit Zoran Milevski Kiçeectë akuzuar janë edhe Bojan Jovanovski i njohur me nofkën Boki 13 dhe ish shefja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva.

Boki13 akuzohet se, ndikoi te Janeva për lëndën që e udhëhiqte PSP-ja, “Perandoria”, për t’ia lehtësuar pozicionin e të dyshuarit Orçe Kamçevit. Si shpërblim, Janeva ka marrë mobilie në vlerë prej 296.040,00 denarë dhe para në vlerë prej 50,000 euro, ndërkaq Boki 13 dhe Zoki Kiçeec shpërblim prej 1.500,000 euro.

Rasti “Reket” është zgjeruar në “Reket 2”, ku të përfshirë janë edhe organizata “Lidhja Ndërkombëtare” Boki 13, Frosina RemenskiMile JovanovskiJasna Mandiq, Kristina Karavijanova dhe Bojan Novakovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button