Qeveria ka siguruar gjysmë milion euro për radiodifuzerët që të përballen me efektet e koronavirusit

Qeveria ka miratuar ndryshim dhe plotësim të Dekretit me forcë ligjore për krijimin e një fondi për ndihmë dhe mbështetje për përballje me krizën e shkaktuar nga Kovid-19. Ky ndryshim i përfshin të gjithë radiodifuzerët në vend, të cilëve do t’iu mbulohen shpenzimet për vitin 2020 ndaj operatorit të  multipleks digjital tokësor për licencën e transmetimit, ka informuar Ministria për shoqëri Informative dhe administratës (MSHIA), njofton Observatori Mediatik, transmeton Portalb.mk.

Shuma totale e parashikuar për këtë qëllim është 31.732.390.00 denarë ose 515.974.00 euro.

Vendimi u mor pasi analizës së pasojave nga ndikimi i Kovid-19 mbi stacionet televizive kombëtare, rajonale dhe lokale që në periudhën e kaluar janë përballur dhe ende po përballen me vështirësi. U konstatua se kriza ka shkaktuar pasoja serioze financiare për funksionimin e tyre.

“Duke pasur parasysh që media është një nga faktorët kryesorë në një shoqëri demokratike, atëherë nevojë e qartë për t’iu dalë në ndihmë për të kapërcyer këto situata, siç u bë edhe me sektorët tjerë të prekur”. Prandaj, pas analizave dhe bisedave me të gjitha palët e interesuara për mënyrën më të përshtatshme për të siguruar ndihmën, u konstatua që nëse borxhet e tyre, të cilat janë bërë për shkak të përdorimit të multipleks digjitale tokësore, zvogëlohen, do të zvogëlohen edhe pasojat e shkaktuara nga pandemia” shtohet në komunikatë.

Fondet për shlyerje të borxheve do të merren nga Fondi për ndihmë dhe mbështetje për përballje me krizën e shkaktuat nga Kovid-19.

“Ato do të paguhen në bazë të një raporti mbi borxhet w bëra nga operatori i multipleks digjital tokësor, për të kompensuar shpenzimet e radiodifuzerëve, të cilët kanë marrë leje nga organi rregullator përgjegjës punë në fushën e radiodifuzionit për transmetim përmes multipleks digjital tokësor, për digjitalizim për vitin 2020, deri te Sekretariati i përgjithshëm i Qeverisë. Në këtë mënyrë, të gjitha televizioneve kombëtare, rajonale dhe lokale do t’iu ndihmohet në mënyrë të barabartë, veçanërisht në fushën e digjitalizimit, një aspekt që ka dëshmuar se është veçanërisht i rëndësishëm dhe shpesh i domosdoshëm për funksionim të papenguar në situatën që është shkaktuar nga koronavirusit”, .është shtuar në komunikatë.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button