Serbi, një i vdekur dhe 18 të infektuar me COVID-19

Në Serbi edhe një person ka vdekur si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa janë sëmurë edhe 18 të tjerë, me çka numri i përgjithshëm deri më sot është rritur në 11.430, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga dje, janë testuar 2.315 persona, prej tyre 18 janë pozitiv ndaj koronavirusit.

Janë hospitalizuar 466 pacientë, ndërsa në respiratorë janë nëntë prej tyre.

Gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e koronavirusit ka vdekur edhe një person, duke e rritur numrin e të vdekurve në 244 persona.

Deri më tani janë shëruar 6.726 persona, ndërsa janë testuar 247.760 qytetarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button