Duka: Në Dibër ka kohë që nuk janë kryer testimet, të fillohet me testime

Hekuran Duka, Kryetari i Komunës së Dibrës raportoi se në Qytetin e Dibrës një kohë të gjatë nuk janë duke u realizuar testime për virusin korona. Qyteti i Dibrës është qyteti i parë ne Maqedoninë e Veriut te i cili janë shëruar gjithë pacientët që i mbijetuan virusit korona, transmeton Portalb.mk.

“Në Dibër të fillohet të bëhet testim i popullatës, personave të cilët janë të dyshuar, janë me simptoma temperaturë e kollë, por edhe jashtë këtyre personave. Pra të bëhen testime të rastit”, deklaroi Duka.

Ai kërkoi që qytetarët me simptome të paraqiten.

“Komuna e Dibrës ka një kohë të gjatë që nuk është testuar. Nuk janë marrë masa për t’u testuar në lidhje me infeksionin Kovid-19”, raportoi Duka, ai raportoi se në Dibër janë realizuar 80 dënime javën e kaluar për mosmbajtjen e maskave.

Komuna e Dibrës informoi se më 8 dhe 9 qershor do të kryhet edhe testimi i punonjësve të kopshteve për fëmijë.

Ai javën e kaluar njoftoi se prej momentit kur në Dibër janë kryer gjithë rastet me virusin korona, nuk ka më asnjë rast të ri, por nuk ka as edhe raste të dyshimta.

“Situata epidemiologjike është stabile, nuk ka të infektuar të ri, ndërsa në Spitalin e përgjithshëm të Dibrës nuk ka pacientë të cilët janë paraqitur me simptoma të dyshimtë të Kovid-19”, deklaroi Duka.

Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 47 janë shëruar, për fat të keq, katër persona ndërruan jetë, tre prej tyre nga Dibra dhe një nga Qendra e Zhupës. Në Dibër gjithsej janë të regjistruar 51 pacientë, dy prej të cilëve janë nga Qendra Zhupa.

Qyteti i Dibrës ishte vatra e parë e të infektuarve me virusin korona në Maqedoninë e Veriut, por është edhe qyteti i parë ku u shëruan gjithë pacientët që i kanë mbijetuar virusit korona.

Ministria e Shëndetësisë më 1 maj zyrtarisht raportoi për një pacient të shëruar në Dibër, i cili ishte pacienti i fundit i infektuar në DibërTestimi i pacientit të fundit ishte realizuar më 30 prill, derisa më herët në testimin e parë kishte rezultuar negative.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button