Ligji për shtetësinë për çdo shqiptarë pas qershorit 2013

Qeveria e Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Shtetësinë, duke paralajmëruar se ky ligj do të hyjë në fuqi pas zgjedhjeve parlamentare të 2013-ës.

Kryeministri Sali Berisha ka theksuar se vendimi parashikon dhënien e nënshtetësisë ndaj çdo shqiptari dhe duhet të jetë me natyralizim.

Duke folur për reagimet në rajonin e Ballkanit lidhur me këtë vendim të Qeverisë shqiptare, kryeministri Berisha bëri të qartë se kemi të bëjmë me një standard evropian teksa përmendi se Greqia i dha pasaportë minoritetit grek në Shqipëri dhe qeveria shqiptare nuk kundërshtoi. “Ftoj fqinjët të mirëkuptojnë kapërcimin e dasive njëshekullore të vendosura në mënyrë të padrejtë prej saj. Unë bëja thirrje që minoritetet të mos trajtohen si heterogjene por homogjene. Pse duhet të mohoj që ata janë grekë, qytetarë shqiptarë me origjinë greke dhe Greqia u dha pasaporta atyre?”, ka thënë Berisha. 

Sipas tij, të gjithë shtetasit e huaj që dëshirojnë shtetësinë shqiptare duhet të investojnë 200 mijë euro. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button