108,200 qytetarë dhe kompani e filluan këtë vit me llogari të bllokuara në Maqedoninë e Veriut

Gjithsej 108.200 qytetarë dhe kompani kishin llogari të bllokuara në fund të vitit të kaluar, sipas të dhënave të fundit nga Banka Popullore, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Bëhet fjalë për 231.900 llogari transaksionesh që i posedojnë qytetarët dhe ndërmarrjet në banka të ndryshme, që është 5.85 përqind e llogarive të përgjithshme të transaksioneve në vend.

Nga këto, 191.300 llogari të bllokuara i përkasin 80.600 individëve, që paraqet rënie të moderuar prej 1.2 përqind në bazë vjetore (krahasuar me 193.600 llogari të bllokuara në pronësi të 82,000 individëve në vitin 2018).

Numri i llogarive të bllokuara të personave juridikë (40.600 llogari të bllokuara në pronësi të 27.600 personave juridikë) është ulur për 5.9 përqind në krahasim me vitin e kaluar 2018

Sipas Bankës popullore, numri i përgjithshëm i llogarive të bllokuara në vitin 2019 ka rënie prej 2.1 përqind në nivel vjetor në krahasim me vitin 2018.

Ata informojnë se numri i përgjithshëm i llogarive të transaksioneve në vend të hapura pranë bankave komerciale në fund të vitit 2019 është 3.96 milion, nga të cilat 95.3 përqind janë të personave fizikë, ndërsa pjesa tjetër 4.7 përqind janë llogari të personave juridikë.

Numri i përgjithshëm i llogarive që janë në dispozicion përmes kompjuterit personal ose pajisjes tjetër për raporte ose pagesa është 1.228.000, ose 31 përqind e numrit të përgjithshëm të llogarive të transaksioneve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button