Spasovski negativ në testin për Covid – 19, por do t’i nënshtrohet për herë të dytë izolimit shtëpiak

Kryeministri, Oliver Spasovski, nëpërmjet profilit të tij në Facebook, ka informuar se ka rezultuar negativ në testin për koronavirus, por se do të mbetet në izolim shtëpiak, derisa të merr rekomandimet e epidemiologëve, njofton Portalb.mk.

“Sa po mora rezultatet e testit të sotëm të Kovid – 19. Testi është negativ dhe nuk kam asnjë simptomë, ndërsa derisa t’i marr rekomandimet zyrtare nga epidemiologët, do të mbetem në izolim shtëpiak”, ka shkruar Spasovski.

Ai ka bërë thirrje për respektim të masave, që t’i mundësohet sistemit shëndetësor që të mbaj nën kontroll situatën.

Oliver Spasovski paraprakisht ka qëndruar në izolim shtëpiak, pas kontakteve që kishte pasur me kryetarin e Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, më vonë rezultoi pozitiv me koronavirus.

Deri më tani pesë funksionarë të tjerë LSDM-së, Milla Carovska, Damjan Mançevski, Marjan Zabërçanec, Arafat Muaremi dhe Sllavjanka Petrovska, janë deklaruar se shkojnë në vetizolim pasi që kanë pasur kontakt me nënkryetarin dhe deputetin e LSDM-së, Muhamed Zekiri, i cili dje deklaroi se është pozitiv në KOVID-19, bashkë me bashkëshorten e tij dhe foshnjën 3-muajshe. Drejtoresha e DAP-it, Sanja Llukarevska, njoftoi se është infektuar me virusin korona. Pos tyre u vetëizolua edhe kryetari i Çairit, Visar Ganiu, 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button