Rusi, 5 gazetarë humbën jetën nga COVID-19

Kreu i Shoqatës së Gazetarëve të Rusisë, Vladimir Solovyov, njoftoi se gjatë pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) në vend janë sëmurë më shumë se 400 gazetarë dhe 5 të tjerë kanë humbur jetën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë së lajmeve Interfaks, Solovyov në deklaratën e tij ka informuar lidhur me gazetarët rusë të prekur nga COVID-19.

Ai tha se që nga fillimi i pandemisë e deri më tani nga virusi janë prekur mbi 400 gazetarë dhe se shumica e tyre e kanë kaluar në mënyrë të lehtë sëmundjen.

Ndër të tjera Solovyov theksoi se për shkak të virusit kanë humbur jetën 5 gazetarë.

Pasi vuri në dukje se ka mundësi që numri i gazetarëve të vdekur të rritet në 6, Solovyov theksoi që në Kaliningrad pak kohë më parë ka humbur jetën një gazetar me dyshimin për COVID-19, por se ende nuk është konfirmuar shkaku i vdekjes.

“Sipas të dhënave të Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve, nga COVID-19 kanë humbur jetën mbi 60 gazetarë nga 30 vende në të gjithë botën”, deklaroi Solovyov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button