Shqipëri, vazhdojnë të regjistrohen raste të reja me COVID-19

Në Shqipëri janë regjistruar 6 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), duke e rritur numrin e përgjithshëm të rasteve që nga fillimi i pandemisë në 1.143, ndërkohë janë shëruar edhe 5 pacientë, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, transmeton Anadolu Agency(AA).

Në 24 orët e fundit janë kryer 102 testime dhe rastet pozitive janë konfirmuar në Tiranë, Durrës dhe Mat dhe sipas ministrisë, aktualisht situata epidemiologjike paraqitet e qëndrueshme.

“Strategjia e lehtësimit të masave do të vijojë paralelisht me një shkallë më të lartë të gatishmërisë të strukturave epidemiologjike, për identifikimin e rasteve dhe gjurmimin e thelluar epidemiologjik”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 5 qytetarë, duke e rritur në 877 numrin e të shëruarve, ndërsa aktualisht janë 233 persona aktivë me COVID-19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.

Deri tani në Shqipëri janë kryer gjithsej 16.277 testime, ndërkohë që 33 persona kanë humbur jetën nga COVID-19 që nga fillimi i pandemisë.

Për shkak të COVID-19 në Shqipëri vazhdon gjendja e fatkeqësisë natyrore, ku janë në fuqi disa nga masat, ndërsa nga sot fillon lehtësimi më i madh i masave që nga fillimi i pandemisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button