RMV, prej sonte në mesnatë do të lirohen derivatet e naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE) ka miratuar vendim me të cilin, prej sonte në mesnatë, derivatet e naftës do të lirohen për gjysëm denari, njofton Portalb.mk.

Çmimi i Eurosuper BS-98 do të jetë 59.00 denarë për litër, i Eurosuper BS-95 do të jetë 57.00 denarë për litër, ndërsa Eurodiseli do të kushtojë 49.00 denarë për litër.

Çmimi i vajit ekstra të lehtë, do të mbetet i njëjtë dhe do të jetë 37.50 denarë për litër.

Këto çmime hyjnë në fuqi nga mesnata e sotme dhe do të zgjasin deri në javën e ardhshme. Çmimi I mazutit do të ulet për 0,167 den/kg dhe ai do të shitet me çmim prej 23,260 den.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button