Zekiri e demantoi Zaevin, pasi që i tha se është infektuar në iftar te vëllai i tij

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, në konferencën e sotme për shtyp tha se nënkryetari i partisë, Muhamed Zekiri është infektuar me virusin korona derisa ka qenë në iftar te vëllai i tij. Nga ana tjetër Zekiri thotë se nuk ka qenë në asnjë iftar gjatë muajit të Ramazanit, njofton Portalb.mk.

“Nënkryetari i partisë Muhamed Zekiri është infektuar në iftar te vëllai i tij”, tha Zaev.

Nga ana tjetër, Zekiri thotë se nuk ka qenë në asnjë iftar dhe se nuk ka pasur as leje për lëvizje në orën policore dhe asnjëherë nuk e ka shkelur masën e ndalesës.

“Nuk kam qenë në asnjë iftar. Unë jam ai që kam ftuar të ndëshkohen ata që shkojnë në mbledhje të tilla. Ne vetëm për Bajram kei shkuar deri te vëllai që ta shohë foshnjën e vogël pas tre muajve. Nuk kam lëvizur nga shtëpia përveç për obligime urgjente. Vëllai me familjen do të testohen”, tha Zekiri.

Për shkak të kontaktit me Zekirin, tanimë janë vetëizoluar pesë funksionarë të LSDM-së, Milla Carovska, Damjan Mançevski, Marjan Zabërçanec, Arafat Muaremi dhe Sllavjanka Petrovska.

Të dielën Zekiri njoftoi se ka rezultuar pozitiv me COVID-19 së bashku me bashkëshorten dhe vajzën tre muajshe.

“Pavarësisht kujdesit dhe përmbajtjes së rekomandimeve dhe kontakteve minimale me njerëz, dua t’ju njoftoj se unë bashkë me bashkëshorten dhe vajzën tre muajshe kemi rezultuar pozitiv në testimin për COVID 19. Fatmirësisht unë jam jam pa asnjë simptomë por kam rezultuar pozitiv. Edhe njëherë ju bëj thirrje të gjithëve të mos e neglizhoni mundësinë nga infektimi dhe të jeni të kujdesshëm. Nëse keni ndonjë shenjë edhe më të vogël dyshimi mos hezitoni të vizitoni mjekun amë dhe ti nënshtroheni testimit. Njëherit shprehi keqardhje dhe kërkoj falje të gjithëve me të cilët kam pas kontakt ditëve te fundit dhe ndoshta i kam sjelle pa qëllim në situatë të palakmueshme”, ka shkruar Zekiri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button