Kosova rihapi kufijtë tokësorë

Nga dita e hënë, në Kosovë u rihapën kufijtë tokësorë që ishin mbyllur qysh më 13 mars, për të frenuar përhapjen e koronavirusit, njofton REL.

Qeveria në detyrë e Kosovës e mori këtë vendim të dielën.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar konfirmoi se janë rihapur kufijtë në Merdarë, Vërmicë, Kullë, Hani i Elezit, Jarinë dhe Dheu i Bardhë.

Autoritetet vendosën që të gjithë personat që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës dhe posedojnë rezultate negative për testin e koronavirusit – jo më të vjetra se katër ditë – të mos u nënshtrohen procedurave të vetizolimit.

Ata që nuk posedojnë testin, detyrohen të vetizolohen për shtatë ditë.

Në Kosovë janë konfirmuar gjithsej 1,083 raste me koronavirus.

Prej tyre 843 janë shëruar, ndërsa 30 kanë vdekur.

Kosova ka nisur lehtësimin e masave të izolimit me faza qysh më 4 maj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button