Drejtoresha e DAP-it, Sanja Llukarevska është infektuar me virusin korona, dje shpërndau maska në Kumanovë

Drejtoresha e Drejtorisë për të Ardhura Publike (DAP), Sanja Llukarevska, është infektuar me virusin korona, njofton Portalb.mk.

Sanja Llukarevska
Sanja Llukarevska

Drejtoresha njoftoi se pas lajmit që dje e publikoi Muhamed Zekiri, dhe pas takimeve që i kanë pasur bashkë, ka bërë test për KOVID-19 dhe i njëjti ka dalë pozitiv.

“Nuk kam kurrfarë simptoma dhe tanimë jam në vetëizolim shtëpiak. Nuk mundem të jem e sigurt se në çfarë mënyrë e kam marrë virusin, por të gjithë kontaktet që i kam pasur ditëve të fundit kanë qenë duke i respektuar plotësisht masat për mbrojtje, me maskë, distancë dhe dezinfektim të rregullt. Do t’i ndjekë udhëzimet e epidemiologëve në tërësi dhe pres më shumë informata nga ana e tyre, në pajtueshmëri me anketën që duhet të bëhet. I dëshiroj shërim sa më të shpejt Muhamedit dhe familjes së tij, dhe të gjithë qytetarëve të infektuar”, ka shkruar Llukarevska.

Llukarevska, dje bashkë me kryeministrin Oliver Spasovski dhe kandidatët për deputetë nga Njësia Zgjedhore 2 kanë pasur takim punë dhe konferencë për shtyp në Kumanovë. Pastaj, Llukarevska, Spasovski dhe kandidatët e tjerë për deputetë kanë shpërndarë maska për qytetarët nëpër qytet.

Deri më tani katër, funksionarë të LSDM-së, Milla Carovska, Damjan Mançevski, Marjan Zabërçanec dhe Arafat Muaremi janë deklaruar se shkojnë në vetizolim pasi që kanë pasur kontakt me nënkryetarin dhe deputetin e LSDM-së, Muhamed Zekiri, i cili dje deklaroi se është pozitiv në KOVID-19, bashkë me bashkëshorten e tij dhe foshnjën 3-muajshe. Pos tyre u vetëizolua edhe kryetari i Çairit, Visar Ganiu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button