Rasti “Zhvatja”, Sot fjalët përmbyllëse të palës mbrojtëse të të akuzuarve

Sot në Gjykatën Penale në Shkup, vazhdon seanca për rastin “Reket”, në të cilën mbrojtja e të akuzuarit të parë në rastin, Bojan Jovanovski-Boki 13 dhe ish prokurores speciale, Katica Janeva do të kenë fjalët përmbyllëse.

Pas fjalëve përmbyllëse, kryetarja e Këshillit Gjyqësor, gjykatësja Vaska Nikollovska-Masevska, duhet të caktojë seancën e re në të cilën do të jepet aktgjykimi, njofton MIA.

Gjykimi për këtë rast ka filluar në dhjetor të vitit të kaluar. Në seancën e parë, i akuzuari i dytë, Zoran Milevski – Kiçeec ka pranuar fajin dhe është dënuar me tre vite burg.

Në rastin “Reket,  përpos të dënuarit me tre vite burg, biznesmenit Zoran Milevski Kiçeectë akuzuar janë edhe Bojan Jovanovski i njohur me nofkën Boki 13 dhe ish shefja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva.

Boki13 akuzohet se, ndikoi te Janeva për lëndën që e udhëhiqte PSP-ja, “Perandoria”, për t’ia lehtësuar pozicionin e të dyshuarit Orçe Kamçevit. Si shpërblim, Janeva ka marrë mobilie në vlerë prej 296.040,00 denarë dhe para në vlerë prej 50,000 euro, ndërkaq Boki 13 dhe Zoki Kiçeec shpërblim prej 1.500,000 euro.

Rasti “Reket” është zgjeruar në “Reket 2”, ku të përfshirë janë edhe organizata “Lidhja Ndërkombëtare” Boki 13, Frosina RemenskiMile JovanovskiJasna Mandiq, Kristina Karavijanova dhe Bojan Novakovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button