Topi: Qeveria dhe opozita, falje shqiptarëve për humbjen e Statusit

Kryetari i FRD-së, Bamir Topi, ka shprehur sot qëndrimin e tij për mosmarrjen nga Shqipëria të Statusit të vendit kandidat në BE.

Ai ka bërë përgjegjës dy forcat e mëdha politike në vend, koalicionin qeverisës dhe opozitën për humbjen. Në një leksion të hapur me studentë, Topi tha se palët duhet të pranojnë dështimin për mosmarrjen e statusit kandidat dhe t’i kërkojnë falje publike qytetarëve shqiptarë.

Duke iu referuar zgjedhjeve 2013-s, kreu i FRD analizoi se kryeministri Berisha i sheh zgjedhjet e 2013 si kusht ndaj Bashkimit Europian dhe jo si çështje fondamentale të demokracisë.

“Kryeministri aktual ka dhënë prova, që jo vetëm i ka dhunuar zgjedhjet, por ka arritur të deformojë edhe votën e Presidentit të Republikës”, u shpreh Topi. Ai garantoi se Fryma e Re Demokraitke do të sjellë në politikën shqiptare një politikë, e cila do të vërë pushtetin në funksion të shtetit dhe qytetarëve dhe do t’i orientojë ata drejt vlerave dhe parimeve të Bashkimit Europian./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button