fbpx

Virusi korona në RMV, Shkupi dhe Tetova në fazën e katërt të transmetimit

Rritja e numrave të të infektuarve nga virusi korona në vend në ditët e fundit e ka alarmuar Institutin e Shëndetit Publik (IShP) i cili e ka rritur nivelin e rrezikut në tre qytete: Shkup, Tetovë dhe Shtip, njofton Portalb.mk.

dielën u regjistruan 62 raste të reja me KOVID-19 në vend. Pjesa më e madhe ishin në Shkup 24, Shtip 14 dhe Tetovë 12 të infektuar. Në raportin e të shtunës të Institutit të Shëndetit Publik, Shkupi ishte në të ashtuquajturën “fazën e katërt” e cila definohet si “përhapje e transmetimit në komunitet”, Tetova ishte në “fazën e tretë”, ndërkaq tërë territori tjetër i shtetit ishte në “fazën e dytë”. Prej të dielës, sipas kornizës së Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSh) për shkallën e rrezikut, Tetova është vendosur në “fazën 4”, ndërkaq Shtipi prej “fazës 2” në “fazën 3” e cila definohet si “transmetim i lokalizuar”. “Faza 2” në terminologjinë e Institutit të Shëndetit Publik nënkupton “raste sporadike” dhe në të edhe më tej gjenden tërë qytetet e Maqedonisë së Veriut.

Gjatë prillit, kur pandemia kishte rritje dramatike edhe në vend edhe në botë, IShP ë së shpeshti ka dhënë vlerësim të përgjithshëm se “rreziku për shpërndarje të mëtutjeshëm të KOVID-19 në RMV është shumë i lartë”.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe të premten paralajmëroi se Komisioni për Sëmundje Infektive do t’i shqyrtojë masat të cilat do t’i përfshinin komunat më të goditura ku këto ditë janë regjistruara raste të shumta të virusit korona, gjegjësisht në komunat: Çair, Butel, Saraj, Aerodrom, Tetovë dhe Shtip. Për këto komuna do të diskutohet nëse do të duhet të vendosen në karantinë.

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu deklaroi se do të vetëizolohet pasi që paraprakisht ka pasur një kontakt me të infektuar me KOVID-19, ndërkaq nënkryetari i LSDM-së Muhamed Zekiri bashkë me bashkëshorten e tij dhe foshnjën 3-muajshe janë infektuar me virusin korona.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close