Tetovari paraqet në polici shtatë fajdexhinj

Policia e Tetovës ngriti padi penale kundër gjashtë  banorëve të Tetovës N.M. (28), M.A. (31), B.A. (25), E.M. (32), R.T.  (24), A.A. (22) dhe një banori të Reçicës së Vogël H.K. (35), për të cilët dyshohen të kenë dhënë para me fajde. 

Tridhjetë vjeçari F.P. ish-punonjës në komunën e Tetovës, nga M.A. ka huazuar gjithsej 23 mijë euro të cilat është dashur t’i kthejë me këste mujore nga 2000 euro. Paratë nga kamata duhej t’i merrte B.A.

Duke u frikuar se do të vonohej me paratë, F.P. ka huazuar para edhe nga H.K. me kamatë mujore prej 1.700 euro dhe paratë i ka kthyer me rregull. Më pas, kur ai nuk ka arritur që ta kthente borxhin, H.K. i është kërcënuar se do t’ia vriste të afërmit e tij. 
Gjatë verës, F.P. u detyrua që të merrte para edhe nga E.M. nga i cili kishte marrë 13 mijë euro, me çka, N.M. dhe vëllait të tij, E.M. u kishte paguar kamatë prej 20% dhe, sipas tij, deri më tani u kishte paguar më shumë se 30.000 euro.

Mirëpo, javën e kaluar ata i kishin kërkuar edhe 23.000 euro, çka e kishte detyruar F.P. të merrte ende para nga dy personat e tjerë.  Mirëpo, më nuk kishte se nga të merrte para ndërkohë që fajdexhinjtë përsëri kanë filluar ta kërcënojnë. Ai më 10 dhjetor e paraqiti rastin në polici, pas çka policia arrestoi një  nga fajdexhinjtë. Tre persona veçmë po e vuajnë dënimin me burg për kryerje të veprave tjera penale, ndërsa policia është në kërkim të tre personave tjerë./Portalb
 

Lajme të ngjashme

Back to top button