Vazhdojnë protestat e dhunshme në ShBA për vrasjen e afrikano-amerikanit

Në disa qytete të Shteteve të Bashkuara vazhduan të dielën protestat për vrasjen e një afrikako-amerikani në Mineapolis të Minesotës.

Qindra njerëz u mblodhën në një park pranë Shtëpisë së Bardhë në Uashington duke brohoritur: “jeta e afrikano-amerikanëve ka vlerë”, “duart lart, mos qëllo” dhe “pa drejtësi nuk ka paqe”, shkruan REL.

Disa prej tyre hodhën shishe plastike në drejtim të policisë.

Pasi protestuesit ndezën dy zjarre pranë parkut, policia reagoi me gaz lotsjellës.

Në Nju Jork, së paku dy makina u dogjën, derisa mijëra njerëz marshuan në lagje të ndryshme.

Afrikano-amerikani, George Floyd, 46 vjeç, vdiq javën e kaluar, pasi u ndalua nga oficerët policorë – njëri prej të cilëve i bëri presion me gju në qafë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e cilësoi vdekjen e Floydit si “tragjedi të rëndë” që e ka mbushur vendin me zemërim dhe pikëllim, por tha se administrata e tij nuk do të tolerojë që demonstratat të shndërrohen në dhunë.

Trazirat filluan në Mineapolis dhe u përhapën në të gjithë SHBA-në që nga vdekja e Floydit më 25 maj.

Gjatë fundjavës, demonstrues në Kanada, Mbretëri të Bashkuar dhe Gjermani u mblodhën po ashtu për të shfaqur mbështetje për protestat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button