Kosovë, me 13 raste të reja është rritur në 1.083 numri i të infektuarve me COVID-19

Autoritetet shëndetësore të Kosovës kanë bërë të ditur se në 24 orët e fundit 13 persona të tjerë janë diagnostikuar pozitiv me koronavirusin e ri (COVID-19), duke e çuar në 1.083 numrin e përgjithshëm të të infektuarve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), dy pacientë të rinj kanë rezultuar të shëruar, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka shkuar në 843.

Të dielën në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare janë testuar gjithsej 113 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga 13 marsi i këtij viti deri më tani gjithsej janë testuar 14.968 mostra.

Rastet e reja pozitive janë raste kontakti nga komuna të ndryshme të Kosovës nga të cilat me numër më të madh janë regjistruar në Komunën e Vushtrrisë.

Në Kosovë nga koronavirusi deri më tani kanë përfunduar me vdekje 30 pacientë të cilët sipas autoriteteve shëndetësore “kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button