Analizë: Ish Reisi i BFI-së në rolin e mjekut shpalli virusin korona të vdekur

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame (BFI) në Maqedoni, reisi Sulejman Rexhepi, para xhamisë Mustafa Pashës në Shkup, duke uruar Fitër Bajramin, tha se virusi Kovid-19 është i vdekur, shkruan Vërtetmatësi.

Presim që periudhën e ardhme çdo herë të ngadhënjemë mbi të keqen dhe të dini se Kovid-19 mundet lirisht ta shpallin të vdekur prej sot duke pasur parasysh se e kemi fituar dhe për këtë jemi këtu – tha reisi Rexhepi.

[Burimi: Fokus – data 24.05.2020 ]

ARSYETIM:

Edhe pse ulet numri i të sëmurëve nga virusi korona, përsëri, të gjithë vendet në botë akoma luftojnë për këtë kërcënim shëndetësorë. Kuptohet mes tyre edhe Republika e Maqedonisë së Veriut, e cila tani për tani mirë po menaxhon përhapjen pandemike të virusit, por akoma jemi larg shpalljes së fitores ndaj tij. Së fundmi, për këtë flasin raporte të përditshme të Ministrisë së Shëndetësisë, përfshirë këtu edhe ditët e festës si të Ditët së Shën Kiril dhe Metodij dhe Fitër Bajramit, të cilët këtë vit u shënuan në të njëjtën dit me 37 të infektuar.

Në 24 orët e fundit të Institutit për Shëndet Publik janë regjistruar 11 pacientë të shëruara. Janë bërë 508 teste, ndërsa janë regjistruar 37 raste të reja të infeksionit me Kovid-19 edhe atë 12 në Shkup, 8 në Kumanovë, 7 në Tetovë, 4 në Strugë dhe nga dy në Shtip, Prilep dhe Ohër. Nga numri i përgjithshëm i testeve të bëra ditën dhe natën e kaluar, 188 teste janë në suaza të screeningut, prej të cilëve është vërtetuar vetëm një rast pozitiv me një të punësuar në institucionin gerontologjik në Shkup. Deri më tani janë bërë 2.248 testime dhe janë regjistruar tre raste pozitive, thonë nga Ministria e Shëndetësisë. Në natën e kaluar janë regjistruar pacient të vdekur si pasojë e Covid-19 – informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Numri i përgjithshëm i Kovid-19 i të diagnostifikuarve në vendin tonë në fillim të epidemisë arrin 1.978. Nga virusi ndërruan jetë 113, ndërsa janë shëruar 1.422 persona. Në këtë moment në vend ka 443 raste aktive, prej të cilëve (199) janë nga Shkupi.

Numrat të cilët i komunikon Instituti për Shëndetësi publike flasin për faktin se në Republikën e Maqedonisë së Veriut akoma vazhdon beteja me virusin korona. Ose siç do të thoshin epidemiologët, piku po bie, por akoma nuk mund të komunikojmë se e kemi fituar virusin. Numri i sotëm prej 37 të sëmurve, aspak nuk është i vogël. Kuptohet se ekziston rënie në numrin e personave të sëmurë, gjegjësisht të infektuar, por kjo nuk është e mjaftueshme. Pikërisht për këtë edhe akoma kemi gjendje të jashtëzakonshme në shtet, si dhe orë policore, të cilat duhet të ndihmojnë në menjanimin  e plotë të sëmundjes. Dhe pse numri i përgjithshëm prej 37 të sëmurë mund ta shohim si serioz, përsëri duket pasur parasysh faktin se i njëjti rezultat është fituar me 508 testimeve, nuk është fakt i mjaftueshëm se seriozisht luftojmë çrrënjosjen e virusit dhe njëkohësisht zbulimin dhe trajtimin e të njëjtit.

E kuptojmë plotësisht qëllimin e reisit Sulejman Rexhepi që të qetësojë besimtarët e vet, gjegjësisht të ul frikën te ata për virusin korona. Përsëri nuk mund, që të mos theksojmë se deklarata e tij se virusi ka vdekur, është e pavërtetë. Përderisa që të njëjtën e jep një person që nuk është kompetent për deklarata të tilla, gjegjësisht bëhet fjalë për person i cili nuk është pjesë e kuadrove mjekësore, përsëri, mjaftueshëm i informuar për gjendjen. Prej atë deklarata e reisit jo vetëm që nuk është e vërtetë, por është edhe me qëllim të keq, sepse është komunikuar para shumë besimtarëve, të cilët mund të marrin si fakt të saktë sepse ishte nga i pari i BFI-së. Një përshpejtim i tillë i dhënies së informatave, i cili ka pas për qëllim relaksimin, përsëri mund të jep kundërefekt, gjegjësisht dukshëm e rrisin numrin e të infektuarve të rinj me virusin korona, në momentin kur shteti me shumë seriozitet tenton të ulë dhe çrrënjos sëmundje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button