fbpx

Thaçi, Kurtit: Mos e moho vendlindjen tënde, Vlladimirin

Një debat i ashpër mes kryeministrit, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit u zhvillua në seancën e Kuvendit të Kosovës, në të cilën seancë Thaçi raportoi për takimin me kryeministrin serb, Ivica Daçiq.

Pas fjalimit të deputetit Kurti, ku ai tha se kryeministri bënë patriotizëm në Shqipëri duke e ngritur flamurin kombëtar, ndërsa në kufi me Serbinë nuk guxon ta bëjë atë , ka reaguar Thaçi.

Siç njofton “Express”, ai e ka pyetur Kurtin, se si patriot që tregohet, pse nuk shkon që flamurin kombëtar ta ngrit në Vlladimir të Malit të Zi ku ai e ka vendlindjen.

Ndërsa përgjigja e Kurtit ka qenë se atij vendi nuk i thuhet Vlladimir por i thuhet Katërkollë, dhe se ai e as babai i tij nuk e kanë vendlindjen atje.

“Unë kam lindur në Prishtinë”, ka thënë Kurti. 

Më pas, ka folur Thaçi.

“Kurrë nuk e përmendet vendlindjen tuaj. Ai që e mohon vendlindjen e vet, e mohon edhe kombin e vet”, ia ka kthyer Kryeministri./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button