Pas pjesëmarrjes së përbashkët me Zeqirin në debat, Janushev është testuar dhe pret rezultatet

Sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev sot pas informatës se nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zeqiri me të cilin para disa ditësh bashkë ishin mysafir në emision debativ i cili rezultoi se është pozitiv në koronavirus, ka thënë se tani për tani është në gjendje të mirë shëndetësore dhe i pret rezultatet e testit të bërë.

Janushev në profilin e tij në Fejsbuk, ka shkruar se është në pritje të rezultateve dhe se “do t’i ndërmarr gjitha masat të cilat do t’i rekomandojnë autoritetet shëndetësore”, transmeton Portalb.mk.

“Gjendja me infektimin është alarmante. Ngjarjet e sotme tregojnë në atë se situatës duhet t’i qasemi me seriozitet të madh. Të flitet për zgjedhje në një situatë të këtillë është e papërgjegjshme ndaj qytetarëve. I rëndësishëm është shëndeti i njerëzve! Muhamed Zeqirit me të cilin kemi qenë në debat televiziv në TV 24 dhe familjes së tij u dëshiroj shërim të shpejtë. Apeloj të mos nënvlerësohet gjendja me virusin, as edhe të relativizohet dhe të merret me seriozitet maksimal”, ka shkruar Janushev.

Deputeti i LSDM-s, Muhamed Zekiri ka informuar sot se ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Lajmin e ka bërë të ditur nëpërmjet rrjetit social Facebook, ku ka shkruar se, së bashku me bashkëshorten dhe vajzën tre muajshe, kanë rezultuar pozitiv në testimin për COVID 19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button