BE ka dhënë 13,5 milionë euro për çrrënjosjen e politikës nga administrata

As Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës si kompetent për këtë sektor nuk e di numrin e saktë të të punësuarve. Jo-zyrtarisht thonë se është mes 110.000-115.000 persona.

Ndërsa që nga viti 2009 deri në vitin 2012 BE-ja me 13,5 milionë euro i ka mbështetur reformat e administratës publike në Maqedoni si një prej tre sektorëve kyçe në procesin e afrimit të vendit drejt familjes evropiane.

Nga Delegacioni i BE-së në Shkup thonë se qëllimi i projekteve të zbatuara dhe atyre të cilat janë në vijim është jo vetëm përforcim i kapaciteteve të administratës, por edhe vendosje e sistemit të karrierës, përgatitje e ligjeve, por edhe depolitizimi dhe modernizimi i këtij sektori.

Mes projekteve me rëndësi të veçantë është përgatitja e ligjeve të reja për administratë dhe për pagat me të cilat duhet të arrihet transparencë më e madhe dhe unifikim  të kritereve për punësim dhe të sistemit të shpërblimit sipas meritave për çdo vend pune.

Grupi special punues i përbërë nga Qeveria dhe Delegacioni i BE-së, në të cilin janë të përfshirë edhe ekspertë të së drejtës kushtetuese, nga viti i kaluar punon në përgatitjen e ligjit të ri me të cilin praktikisht do të inkorporohen Ligji për nëpunës shtetëror dhe Ligji për nëpunës publik, të dy ligjet janë ekzistuese. Draft versioni duhet të përgatitet në muajin mars të vitit të ardhshëm, ndërsa përfundimisht ligji duhet të përgatitet në muajin maj./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button