VYSHKJE BUZËSH

Më tha nëna se m’qenkan vyshkur buzët.
Sot
kur në agun e shpresave t’mëdha për të tjerët
unë nën çarçaf fshihja dhembjen,
por për çudi buzët kisha harruar t’i mbuloja.
Nëna ma pa vyshkjen
dhe tha e ke nga era e qershorit
me dashuri duke m’puthur n’faqe
e si gjithmonë për t’mos ma pohuar
se e kishte të njohur dhembjen time.
Edhe zemra m’qe vyshkur po atë se shihte
që kur nën çarçaf kam veç veten
e për botën ndjenja jonë është ende e njëjtë.
Ngase ende i gënjej…
Ende u them se më do,
ashtu si i marrë e si Orfeu n’botë t’Hadesit.
Agu dhe nëna sot sërish të kujtuan ty.
Ty dhe dashurinë tënde të fikur…
Ty dreq
që s’të heq dot nga mendja
se nga buzët ka kohë që m’je dorëzuar…

Autore: Adelina XHAFERI

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button