Muhamed Zekiri rezultoi pozitiv në testimin për COVID – 19

Deputeti i LSDM-s, Muhamed Zekiri ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Lajmin e ka bërë të ditur vet ai nëpërmjet rrjetit social Facebook, ku ka shkruar se, së bashku me bashkëshorten dhe vajzën tre muajshe, kanë rezultuar pozitiv në testimin për COVID 19, njofton Portalb.mk.

“Pavarsishtë kujdesit dhe përmbajtjes së rekomandimeve dhe kontakteve minimale me njerëz, dua T’ju njoftoj se unë bashkë me bashkëshorten dhe vajzën tre muajshe kemi rezultuar pozitiv në testimin për COVID 19. Fatmirisht unë jam jam pa asnjë simptom por kam rezultuar pozitiv. Edhe nëher ju bëj thirrje të gjithëve të mos e neglizhoni mundësinë nga infektimi dhe të jeni të kujdeshëm. Nëse keni ndonjë shenjë edhe më të vogël dyshimi mos hezitoni të vizitoni mjekun amë dhe ti nënshtroheni testimit. Njëherit shprehi keqardhje dhe kërkoj falje të gjithëve me të cilët kam pas kontakt ditëve te fundit dhe ndoshta i kam sjelle pa qëllim në situatë të palakmueshme”, ka shkruar Zekiri.

Ndërkohë, sot janë regjistruar edhe 62 raste të reja me koronavirus. Qyteti i Shkupit vazhdon të jetë qyteti me numër më të madh të rasteve të regjistruara me koronovirus, ku sot janë raportuar 24 raste të reja. Ndërkaq, të dhënat e ditës së sotme të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, flasin edhe për dy viktima të reja që kanë ndërruar jetë si pasojë e infektimit me këtë virus. Sipas të dhënave të ministrisë, sot janë shëruar 17 pacientë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button