SHBA, një i vrarë gjatë protestave në Indianapolis

Autoritetet janë duke hetuar “të shtënat e shumta”, përshirë edhe ato që lanë të vdekur një person të shtunën në qendër të Indianapolis gjatë protestave për vdekjen e George Floyd, afro-amerikanit të paarmatosur që vdiq pasi u arrestua nga një ish-polic i bardhë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Randal Taylor, drejtori i policisë në Indianapolis konfirmoi të shtënat gjatë konferencës për shtyp në orët e vona të së shtunës, por nuk zbuloi më shumë detaje. Policia më vonë konfirmoi në Twitter se anjë pjestarë i saj nuk ishte përfshirë në të shtëna.

Protestat në Minneapolis janë kthyer në të dhunshme për të dytën ditë radhazi. Janë dëmtuar disa objekte, kurse policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë demonstruesit, ndërkohë që së paku një dyqan është djegur.

Nga e hëna, kur vdiq 46-vjeçari Floyd, ndërsa polici Derek Chauvin ia kishte vendosur gjurin në qafë për më shumë se 8 minuta, Minneapolis është përfshirë nga një valë protrestash, të cilat u përhapën anembanë Shteteve të Bashkuara. Përkundër thirrjes për protesta paqësore, disa prej tyre u kthyen në të dhunshme, të ndjekura me vjedhje të dyqanve, zjarre dhe përleshje me policinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button