Dimovski: BE me vendime jo-prinicipele ndaj Maqedonisë

Maqedonia e bëri maksimumin që ta shpreh gatishmërinë e saj për të hyrë në BE, por mbrëmë BE lëshoi rastin që t’i jep përkrahje të mëtutjeshme për stabilitet dhe integrim tërë regjionit të Ballkanit Perëndimor, ndërsa Maqedonia ka të drejtë absolute të jetë e dëshpëruar nga vendimet jo principiele, thonë nga partia në qeveri VMRO-DPMNE pas fiaskos në këshillin e ministrave në Bruksel.

“Modelin të cilin e propozoi Këshilli, për ne është i pranueshëm dhe ne dhamë maksimumin që ta shprehim gatishmërinë për implementimin e atij modeli. Ai model kërkonte që nëpërmjet negociatave paralele të mëtutjeshme të krijohet atmosferë konstruktive dhe kushte për implementim të shpejtë të reformave dhe mundësimin e kushteve për zgjidhje paralele të çështjes së emrit të cilën e parashtroi fqiu ynë i jugut.

Ky model ishte mundësi e mirë për të dy palët të shprehin konstruktivitetin e vet në proces dhe të vazhdojnë më tej drejt idesë së përbashkët për integrimin e rajonit në BE tha Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE.

Pas dështimit në Bruksel, Dimovski njoftoi VMRO-DPMNE dhe BDI se ende nuk kanë diskutuar për mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të parakohshme./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button