Mbështetje e USAID-it për shkollat inkluzive

Programi për arsimimin e romëve në USAID sot së bashku me shkollat themelore partnerike në Shkup, Prilep dhe Kumanovë organizoi ngjarje për të shënuar përfundimin e suksesshëm të ciklit të parë të nismave të vogla interkulturore shkollore. Këto aktivitete u disajnuan si pjesë e shkollave jashtë aktiviteteve mësimore ku nxënësit me prejardhje etnike të përzier punuan së bashku dhe mësuan për zakonet dhe traditat në kulturat e ndryshme.

Këto aktivitete mundësuan interaksion më të madh mes nxënësve dhe klimës inkluzive shkollove. Si rezultat i kësaj, nxënësit e këtyre shkollave përgatitën gatime me receta të kuzhinave të bashkësive të ndryshme etnike, mblodhën legjenda, përgatitën prezantime të kostumeve kombëtare, mësuan këngë të bashkënxënësve të tyre me prapravijë të ndryshme etnike.

“Sot jemi këtu për të kremtuar të qenurit ndryshe. Fëmijët tanë jetojnë në një botë e cila po bëhet gjithnjë më ndryshe dhe ne duhet t’i përgatisim për atë botë. Me atë që do t’ju jepim mundësi për përvoja me kultura tjera, fëmijët do të mund të mësojnë njëri prej tjetrit, për të pasuruar përvojat personale dhe t’i përforcojnë aftësitë e tyre që janë kritike për jetën e tyre të mëtejshme”, tha Liana Mar, drejtoreshë për arsim në USAID Maqedoni.

Programi për arsim i romëve në USAID i implementuar nga Fondacioni i Shoqërisë së hapur në Maqedoni është nismë prej 4.5 milionë dollarë i cili u ndihmon mbi 1.500 nxënësve romë në vit për t’i përmirësuar hapat e tyre të kryerjes dhe suksesit. Nga fillimi i vitit 2004 deri më sot, 298 gjimnazistë dhe 84 studentë romë mbaruan shkollën e mesme dhe universitet me bështetje të USAID-it, mbi 300 mësimdhënës të shkollave fillore projektuese dhe 156 mësimdhënës të shkollave të mesme fituan stërvitje për arsimim për drejtësi sociale dhe metoda interaktive mësimore./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button