Historike! Astronautët e Nasa-s me raketën SpaceX u nisën drejt stacionit hapësinor

Agjencia hapësinore e SHBA, Nasa ka kryer sonte lëshimin historik të mjë mjeti hapësinor privat, që transporton astronautët e saj drejt Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor (SNH).

Agjencia hapësinore e SHBA, Nasa ka kryer lëshimin historik të mjë mjeti hapësinor privat, që transporton astronautët e saj drejt Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor.

Pak më parë u raportua se pas daljes së saj nga atmosfera e tokës, kapsula Dragon u shkëput nga raketa dhe po lundron në hapësirë drejt stacionit hapësinor.

Astronautët Bob Behnken Doug Hurley u nisën sot drejt Stacionit Hapësinor me raketën Crew Dragon të ndërtuar nga kompania e Elon Musk, SpaceX.

Kjo ishte hera e dytë e tentimit të lëshimit pas asaj të së mërkurës që u anulua prej motit jo të favorshëm.

Hurley e Behnken janë dy nga astronautët më me eksperiencë të Nasa, me nga dy fluturime hapësinore secili. Zhvillimi është historik pasi nuk ka pasur lëshime të tilla nga toka e SHBA që prej daljes nga shërbimi të anijeve kozmike Shuttle në vitin 2011.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button