Xhamitë në Iran “do të rihapen për lutje të përditshme”

Presidenti iranian, Hassan Rohani ka thënë se xhamitë do të rihapen për lutje ditore në gjithë shtetin, pavarësisht pse disa zona janë duke u përballur me rritje të numrit të të infektuarve me koronavirus, shkruan REL.

“Dyert e xhamive në gjithë shtetin do të hapen për lutjet e përditshme”, ka thënë Rohani më 30 maj, duke shtuar se protokollet shëndetësore duhet të respektohen.

Ai nuk ka përmendur se kur do të nisë së zbatuari lehtësimi i masave.

Rohani po ashtu ka paralajmëruar iranianët kundër pretendimeve se ky shtet ka zhdukur virusin, duke theksuar se ai do të vazhdojë të jetë aty.

Autoritetet iraniane kanë lehtësuar gradualisht disa masa të izolimit, të vendosura me qëllim të luftimit të koronavirusit, i cili në Iran ka lënë të vdekur 7,700 persona dhe ka infektuar rreth 150,000 iranianë.

Pavarësisht të dhënave, numri real besohet se është më i madh.

Alireza Zali, udhëheqës qeveritar i taskforcës për koronavirus në Teheran, ka thënë për televizionin shtetëror se situata në kryeqytetin iranian ende nuk është “e favorshme”, duke shtuar se lehtësimi i masave kufizuese duhet të shoqërohet me “vëzhgim më serioz” të rregulloreve të shëndetësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button